Faton Peci: Ne kemi reflektuar dhe jemi të hapur, por jo edhe opozita

11:19 | 21 Maj 2025
E.K

Ministri në detyrë dhe deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, është deklaruar para fillimit të seancës së 19-të me radhë të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta konstituuar atë.

Ai theksoi se subjekti i tij mbetet i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, përfshirë mundësinë e partneriteteve apo koalicioneve. Megjithatë, ai kundërshtoi idenë që opozita të propozojë kandidatin e partisë fituese për ndonjë post të rëndësishëm.

“Ne kemi reflektu në forma të ndryshme dhe kemi tregu që jemi të hapur si për opsione, partneritet edhe për koalicione e në anën tjetër në rast se ju e quani reflektim idenë që opozita me zgjedh kandidatin e partisë fituese, atëherë kjo nuk është reflektim por tentativë për me ta imponu kandidatin”, ka thënë Peci.