Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është e pakëndshme për të gjithë.
Hoxha tha se mosveprimi i PDK-së ndaj procesit joligjor është pozicioni për të mos e votuar një proces që nuk mund të bëhet.
“Është situatë shumë e pakëndshme për krejt neve, njerëzit munden ta shohin në mënyra të ndryshme, por ne si parti të tjera, z.Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore. Çfarëdo lloj veprimi ose mosveprimi rezultati është jo i mirë. Mosveprimi ynë ndaj një procesi joligjor është pozicioni jonë për të mos votuar për një komision që është ndryshuar në gjysmë të procesit e që nuk mund të bëhet”, tha Hoxha në Klan Kosova.
“Kurthi i parë është kur KQZ ka certifikuar rezultatet. Sepse Ligji për Qeverinë thotë që, anëtarët e Qeverisë që zgjedhën deputetë, në momentin të japin dorëheqje nga ekzekutivi”, vijoi tutje Hoxha.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray