Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili tashmë është përhapur në kocka. Lajmi u bë publik të dielën nga zyra e tij, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga e gjithë bota.
Në një postim emocional në rrjetet sociale të hënën në mëngjes, Biden shprehu mirënjohjen e tij për fjalët e ngrohta që ka marrë nga liderë dhe qytetarë në mbarë globin, përfshirë një letër private nga Mbreti Charles i Britanisë.
“Kanceri na prek të gjithëve,” shkroi Biden. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e dëmtuara. Faleminderit që na ngritët lart me dashuri dhe mbështetje.”
Zyra e tij bëri të ditur se ai është diagnostikuar me një kancer të prostatës të fazës së avancuar, me një rezultat Gleason 9 – që tregon një formë shumë agresive të sëmundjes – dhe metastaza në kockë.
Lajmi ka ringjallur diskutime rreth shëndetit të Bidenit, veçanërisht nëse kjo diagnozë kishte qenë e njohur më parë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ish-presidenti Donald Trump reagoi fillimisht duke thënë se ishte “i trishtuar” për lajmin, por më vonë ngriti pikëpyetje, pa prova, mbi faktin nëse ekipi i Bidenit kishte ditur më herët për sëmundjen dhe e kishte mbajtur atë të fshehtë nga publiku.
“Jam i befasuar që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë, sepse për të arritur në fazën e nëntë duhet shumë kohë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë të hënën pasdite. “Mund të duhen vite për të arritur në këtë nivel rreziku.”
Megjithatë, ekspertët theksojnë se diagnozat në fazat e vona të kancerit nuk janë të rralla. Një studim i vitit 2014 në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se 46% e rasteve të kancerit zbuloheshin në fazë të avancuar./euronews.al
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...