Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë hapëse të edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, e cila u mbajt në hapësirat e Teatrit “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB.
“Ky festival nuk është vetëm një ngjarje arti, ai është një urë e gjallë që lidh kultura, e gjuhë dhe zemra nga e gjithë bota. Është dëshmi se arti flet në një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, dallimet dhe kohën. Është një vendtakim ku shpirtrat komunikojnë përtej fjalëve, dhe ku përmes skenës hapen rrugët që shpesh politika i ka të mbyllura”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij të rastit.
Ai veçoi praninë e artistëve dhe përfaqësuesve nga Bosnja dhe Hercegovina në festival, të cilët i falënderoj për pjesëmarrjen e tyre dhe për guximin dhe për angazhimin për të ndërtuar ura aty ku historia e politika kanë lënë plagë.
“Republika e Kosovës e sheh të ardhmen e saj të lidhur me paqe të qëndrueshme, me fqinjësi të mirë dhe me bashkëpunim të ndërsjellë. Me Bosnjën dhe Hercegovinën na ndajnë kufij, por na bashkojnë përvojat, sfidat dhe sidomos nevoja për t’u njohur më mirë përmes artit dhe kulturës”, tha ai ndër të tjera.
Duke i uruar mirëseardhje të gjithëve në Prishtinë, kryeministri Kurti bëri thirrje që ky festival le të jetë një fillim i ri për bashkëpunime të guximshme dhe për histori të reja që do të ndahen mbi skenë, e do të jetojnë përtej saj.
Nga sonte e deri të shtunën, përgjatë këtij festivali do të performohen gjashtë shfaqje, një nga Franca, një nga Greqia, një nga Izraeli, një nga Bosnjë e Hercegovina dhe dy nga Kosova, me gjithsej 42 aktorë profesionistë./Arbresh.info




Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...