Një studim i ri nga shkencëtarët në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Teksasit ka zbuluar se gjumi i tepërt – konkretisht, më shumë se nëntë orë në natë – mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit dhe të përshpejtojë procesin e plakjes mendore.
Studiuesit zbuluan se personat që flinin mesatarisht nëntë orë në natë kishin një plakje të trurit të barabartë me rreth gjashtë vjet e gjysmë më shumë krahasuar me ata që flinin më pak, transmeton klankosova.tv.
Ky efekt u shoqërua me përkeqësim të dukshëm në kujtesë, arsyetim verbal, perceptim hapësinor dhe kohë reagimi.
Studimi përfshiu 1,853 të rritur të shëndetshëm të moshës 27 deri 85 vjeç, të cilët u ndoqën për më shumë se 20 vjet. Çdo katër vjet, ata iu nënshtruan testeve të detajuara të funksioneve njohëse dhe plotësuan pyetësorë për zakonet e tyre të gjumit.
Ekspertët sipas mail online, paralajmërojnë se “gjumi i gjatë” mund të jetë një faktor i hershëm dhe potencialisht i kthyeshëm rreziku për zhvillimin e demencës.
Ata theksojnë nevojën për të kuptuar më mirë lidhjen mes zakoneve të gjumit dhe shëndetit të trurit, duke sugjeruar se rregullimi i kohës së gjumit mund të luajë një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.
Studimi ndërlidh raste me luanët, meqë kënaqen duke u çlodhur në gjumë.
Ata kalojnë deri në 21 orë çdo ditë duke pushuar dhe duke fjetur.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...