Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë.
Në reagimin e KOMF-it thuhet se kjo ngjarje tragjike është një alarm i rëndë dhe i dhimbshëm për gjithë shoqërinë tonë, institucionet përgjegjëse dhe sistemin e mbrojtjes së fëmijëve.
“Asnjë foshnje, asnjë fëmijë, nuk duhet të lindë në rrethana të pasigurta, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të përfundojë në këtë mënyrë të tmerrshme.”, thuhet në reagim.
KOMF bën thirrje për:
Hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga organet e rendit për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e denimevesipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Vlerësim të funksionimit të mekanizmave parandalues për identifikimin dhe mbështetjen e nënave në situatë të rëndë sociale apo psikologjike, veçanërisht nënave të reja që mund të jenë të pambështetura dhe të painformuara për ndihmën që mund të marrin.
Fuqizim të masave parandaluese, përmes ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, programeve të prindërimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe fushatave të ndërgjegjësimit që promovojnë dinjitetin dhe jetën e çdo fëmije.
Angazhim të menjëhershëm të institucioneve të mbrojtjes sociale, shëndetësore dhe të drejtësisë për të siguruar që asnjë rast i ngjashëm të mos përsëritet.
“KOMF i bën thirrje gjithashtu prindërve që të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive. Ndihma është e qasshme, mund të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetoni për të marrë shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme.”, thuhet tutje.
KOMF ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe dhimbjen për këtë humbje tragjike./Arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...