Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ia ka dërguar një letër edhe komisionarit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, pas asaj drejtuar ish-emisarit amerikan Richard Grenell, ku kërkohet hetim ndërkombëtar për, siç thonë ata, shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në letër veteranët thonë se po bëhen shkelje serioze procedurale dhe të drejtave themelore të të akuzuarve, duke përfshirë paraburgime të tejzgjatura, redaktime të tepruara të dokumenteve, vonesa në dorëzimin e provave dhe kufizime në mbrojtjen juridike.
“Sot, Dhomat e Specializuara nuk i ngjajnë më një institucioni gjyqësor të ndërtuar mbi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut. Ato janë shndërruar në një strukturë të mbyllur hermetikisht, që funksionon në izolim të plotë nga sistemi ligjor i Kosovës, institucionet e saj demokratike dhe mekanizmat e mbikëqyrjes kushtetuese. Procedurat e tyre janë të njollosura nga paraburgimet e tejzgjatura, redaktimet e tepruara të dokumenteve, vonesat në dorëzimin e provave dhe kufizimet në ndihmë juridike”, thuhet në letrën e OVL UÇK-së.
Sipas tyre, edhe pse Avokati i Popullit i Kosovës ka të drejtë të hetojë shkeljet e mundshme, ai është anashkaluar plotësisht nga ky institucion.
Ata kërkojnë nga komisionari O’Flaherty që të nisë një hetim të pavarur dhe ndërkombëtar mbi këto pretendime dhe të shqyrtohet funksionimi i Dhomave të Specializuara në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...