Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish lidhur me gjendjen e kryeqytetit pas problemit me mbeturinat.
Ai ka publikuar disa foto ku shihen kamionët duke pastruar mbeturinat në një nga lagjet e kryeqytetit, ndërsa kërkon durim nga qytetarët pasi thotë se ekipet do të arrijnë në të gjitha lagjet, shkruan Arbresh.info.
Rama ka falënderuar ekipet për punën në terren.
“Shpreh mirënjohjen time të thellë për ekipet në terren, që po punojnë ditën dhe natën për të menaxhuar situatën e rënduar me mbeturina. ? Falënderoj nga zemra edhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. ?
Ju lusim për durim – ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet! ?”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...