Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e pati një “takim të mirë” sot në Itali më zëvendëspresidentin e Amerikës, JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Treshja diskutoi mbi bisedimet e paqes të së premtes në Stamboll “ku Rusia dërgoi një delegacion të nivelit të ulët pa kompetenca vendimmarrëse”, tha Zelensky në një postim në rrjete sociale, duke i bërë jehonë ankesave të tij javën e kaluar se Kremlini nuk i mori seriozisht takimet e Turqisë.
“Konfirmova gatishmërinë e Ukrainës për diplomaci të mirëfilltë dhe theksova rëndësinë e një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha udhëheqësi ukrainas për takimin e tij me Vance dhe Rubio.
“Falënderoj popullin amerikan për mbështetjen dhe udhëheqjen e tyre në shpëtimin e jetëve”, përfundoi postimi i tij.
Ndryshe, sot ishte hera e parë që Zelensky dhe Vance u takuan që nga “grindja” e tyre në Zyrën Ovale në muajin shkurt ku zëvendëspresidenti kritikoi liderin ukrainas për një mungesë të perceptuar mirënjohjeje për mbështetjen e SHBA-së, transmeton Klankosova.tv.
Anglia në finale të Evropianit për të rinj, ylli i Liverpool...
Xhaka tek Milani – gazetari gjerman, Florian Plettenbe...
Krasniqi: Vetëm Bedri Hamza e rikuperon degradimin që e bëri...
Gjyqi i P.Diddy, prokurorët duan të heqin disa akuza ndaj re...
Specialja hodhi poshtë kundërshtimet në rastin e administrim...
“Jo më masakra me 40 euro shezlloni”, kryetari i Lezhës: Kat...