Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve të policisë është konstatuar se nuk bëhej fjalë për vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetimet kanë zbuluar se targat ishin konfiskuar nga autoritetet e një shteti tjetër.
Gjatë intervistimit më 17 maj, e dyshuara ka pranuar rrethanat reale të rastit.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit ndaj saj është inicuar procedurë për kallëzim të rremë, por ajo është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë / 13.05.2025 – 14:10. E dyshuara f/k me datën e cekur kishte raportuar se i janë vjedhur targat e veturës, ndërsa me datë 17.05.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...