Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për qëndrimin e Komunës së Prishtinës ndaj saj.
Sipas “Pastrimi SH.A.”, edhe pas paralajmërimeve të shumta dhe kërkesave zyrtare për përmbushjen e detyrimeve financiare, borxhet e komunës ndaj kompanisë vazhdojnë të mbesin të papaguara.
Përmes një njoftimi, KRM “Pastrimi” thekson se, megjithë ftesat për takim dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, kryetari i komunës, Përparim Rama, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Bestrovci, kanë zgjedhur të injorojnë kërkesat e kompanisë dhe të negociojnë në mënyrë të njëanshme me operatorë privatë.
“Për më tepër, përkundër ftesave të shumta për takim dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, Kryetari i Komunës, z. Përparim Rama, dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Bekim Bestrovci, kanë zgjedhur të injorojnë ndërmarrjen publike dhe të negociojnë në mënyrë të njëanshme me operatorë privatë. Sipas deklarimeve e fundit të bëra vetë nga komuna tashmë është negociuar një marrëveshje me një ose dy kompani private në vlerë 2 milion euro, ndërkohë që automjetet dhe resurset e KRM Pastrimi mbesin të papërdorura si pasojë e dëmeve financiare duke mos paguar vetë e as duke mos lejuar të na paguhen shërbimet!! Këto veprime të komunës duhet të zgjojnë reagimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë”, vijon njoftimi./Arbresh.info
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes