Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot këngëtarin Meda në Lumbardh të Deçanit, për t’i shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Remzije Përgjeçaj.
Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë, duke u uruar familjarëve forcë për ta përballuar dhimbjen.
“Në Lumbardh të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Përgjeçaj për shkuarjen në amshim të familjares së tyre, Remzijes. Familjes Përgjeçaj i urova ta gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Me këtë rast, mikut tim Medës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës”, tha ai./Arbresh.info
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...