Një dron rus goditi një autobus, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënë të plagosur katër të tjerë në rajonin ukrainas të Sumyt, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas të shtunën, në sulmin që ndodhi vetëm disa orë pasi Moska dhe Kievi zhvilluan bisedimet e tyre të para direkte për paqe në Stamboll.
“Ky nuk është thjesht një tjetër bombardim, është një krim lufte cinik”, ka njoftuar Policia Kombëtare e Ukrainës përmes postimit në rrjetin social Telegram.
Ndërkaq, kryetari i administratës ushtarake të Sumyt, Ihor Tkachenko, ka bërë të ditur se një operacion shpëtimi është në zhvillim e sipër.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, ka cituar deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, se forcat ruse goditën një zonë grumbullimi të pajisjeve ushtarake ukrainase në rajonin e Sumyt.
Takimi i zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Turqi të premten nuk arriti të ndërmjetësonte armëpushim të përkohshëm. Ky ishte dialogu i parë i drejtpërdrejtë midis dy palëve që nga muajt e parë të luftës që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...