Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.
Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.
Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.
“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
Në këtë event u organizua një ndeshje futbolli mes një ekipi të përzier nga ambasada e Gjermanisë, Zvicrës dhe e Austrisë dhe një ekipi të ri futbollistik kosovar nga FC Kick-In.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...