Inspektorët komunalë të Mitrovicës së Veriut, të mbështetur nga Policia e Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion për të rikthyer në pronësi të komunës një objekt që deri tani ishte i zënë nga strukturat paralele të mbështetura nga Serbia.
Objekti në fjalë është përdorur nga i ashtuquajturi “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, institucion i cili ka operuar me përkrahjen e Beogradit zyrtar.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot kemi asistuar inspektorët komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi hasur në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Pas kontaktimit me prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyllur dhe ka mbetur që provat t’i dorëzohen prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani./Arbresh.info
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat