Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e mbajtur sot nga qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës.
Rreth 200 deri në 250 persona morën pjesë në tubimin që u zhvillua për të kundërshtuar mbylljen e strukturave paralele serbe, si dhe aksionet e fundit të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha mediumit Arbresh.info se protesta e prindërve dhe nxënësve para sallës së Sporteve në veri të Mitrovicës ka përfunduar pa ndonjë problem dhe protestuesit janë shpërnda të qetë.
“Rreth orës 09.00 ka fillu një protest para sallës së sporteve në Mitrovica Veri. Pjesëmarrës janë prindër dhe nxënës. Protestojn në lidhje me mbylljen e sallës së sporteve dje nga inspektorët komunal. Situata e qetë. Nuk ka ndonjë problem me theksu. Rreth orës 09.30 protesta ka përfundu dhe protestuesit janë shpërnda”, tha Elshani.
Gjatë protestës nuk është raportuar për incidente apo përplasje me forcat e rendit.
Policia e Kosovës ka qenë e pranishme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ngjarjes./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...