Milani mbrëmë u mposht në finale të Kupës së Italisë nga Bologna me rezultat minimal 1-0.
Zemërimi i tifozëve ka qenë i madh, sidomos i sektorit “ultras”, të cilët e mbështesin Milanin brenda dhe jashtë stadiumit të tyre, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, së mbrëmshme nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagrim, tifozëria e Milanit i reagun ashpër klubit.
Ata njoftuan se nuk do të jenë të pranishëm në sfidën e radhës ndaj Romës.
“Pas performancës së padenjë të mbrëmshme, e panumërta në një sezon që është rezultat i paaftësisë së dukshme të drejtorëve dhe një ekipi pa asnjë fije krenarie, do t’ju lëmë vetëm në Romë të dielën. Vetëm me turpin tuaj.
“Ky vendim merret pavarësisht çdo ndalimi të çmendur udhëtimi për të cilin është folur për ditë të tëra.”
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me datë 18 maj me fillim nga ora 20:45.
Për Milanin kjo është një ndeshje është shume e rëndësishme pasi me rastë të një humbje apo barazimin do t’i humbnin gjasat për të luajtur në Evropë, sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...