Meriton Korenica mbrëmë arriti ta fitojë Kupën e Rumanisë, pasi skuadra e tij mposhti në finale me rezultat 3-2 Hermannstadt.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, ishte protagonist në këtë sfidë, ku asistoi në golin e parë, shkruan Arbresh.info.
Pas triumfit në Kupë, ai dha një intervistë për GazetaBlic, ku trofeun e fituar ia dedikoi babait të tij të ndjerë.
“Ky trofe i dedikohet babait tim, i cili ka qenë gjithmonë mbështetësi im, do të vazhdoj ta bëj krenar në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe familjes sime gjithashtu pas një viti të vështirë që kemi pasur”, tha Korenica.
“Kore” është njëri nga lojtarët kryesorë të Clujit këtë sezon ku realizoi 12 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat në 48 ndeshjet e luajtura./Arbresh.info
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...