Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar qytetarët se, për shkak të mos pagesës së një borxhi nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, për Arbresh.info tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se dje është përballur me një gjendje shumë emergjente.
“Fatkeqësisht, dje kemi pasur një gjendje shumë emergjente, sepse ndërmarrja ‘Pastrimi’, sipas vendimit të asamblesë komunale, e ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave vetëm për Komunën e Prishtinës – ndryshe nga pesë komunat e tjera. Gjithashtu, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar paraprak. E them me përgjegjësi të plotë se Komuna e Prishtinës nuk i ka asnjë borxh kësaj kompanie,” tha Brestovci.
Ai shtoi se janë duke u kujdesur që deri nesër asnjë mbeturinë të mos mbetet në kontejnerët e kryeqytetit.
“Jemi vënë në aksion. Brenda mundësive tona, kemi operuar me tetë kamionë gjatë tërë ndërrimit të natës dhe tani po vazhdojmë me turnin e mëngjesit për të evituar këtë gjendje. Ndoshta nuk do të arrijmë të pastrojmë çdo cep të Prishtinës, por besoj se nesër ose pasnesër do të kemi një gjendje më të mirë në qytet,” theksoi Brestovci.
Ai shtoi gjithashtu se brenda dy ditëve pritet të aktivizohen dy kompani private që do të ndihmojnë në rikthimin e pastërtisë në kryeqytet./Arbresh.info
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...