Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen për seancën konstituive, e cila sot po mbahet për herë të 18-të me radhë.
Seanca është paraparë të nisë në orën 10:30, megjithatë, ashtu si në herët e kaluara, pritet të fillojë me disa minuta vonesë.
Në përpjekjen e fundit, seanca dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita refuzoi të marrë pjesë në votimin për anëtarët e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë për kandidaturën e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, por partitë opozitare kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre, duke thënë se nuk do ta mbështesin këtë emërim./Arbresh.info






Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...