Para çdo vendi të deputetëve është vendosur një dokument i ardhur nga Sekretaria e Kuvendit, i cili lidhet me kërkesën e AAK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Dokumenti, i dorëzuar nga deputetja Time Kadrijaj, ka të bëjë me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së komisionit të votimit të fshehtë.
Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.
“Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëshënuar, jo më vonë se më 19 maj 2025”, thuhet në njoftim.
Ai u është shpërndarë të gjithë deputetëve para nisjes së seancës konstituive. /Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë