Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma VIP 2.
Vendimi është marrë nga vetë ajo në spektaklin e së hënës, por sipas rregullores, duhej të qëndronte edhe 24 orë.
Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP lexoi zarfin e mbërritur në Fermë vetëm pak minuta më parë ku shkruhej: Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma VIP 2.
Pas kësaj, ai që u largua nga ky format ishte edhe Lim Hoti, me të cilin Alba krijoi një raport të ngushtë brenda.
Në momentin që doli, reperi e quan një eksperiencë spektakolare që nuk do ta harrojë kurrë.
Alba kërkoi që të linte fermën për shkak te ngjarjeve të fundit që ndodhën me Limin, ku në mes hyri edhe fermerja e re Nenna.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë spektakli dhe për surprizat që do ketë. /Telegrafi/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...