Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jahari ka pritur sot në takim Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në EUCOM.
Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Phillips për bashkëpunimin korrekt dhe profesional në mes të FSK-së dhe EUCOM.
Pastaj u diskutua për rreziqet nga sulmet kibernetike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë së informacionit dhe komunikimit.
Gjeneral Major Phillips përgëzoi Gjeneral Jasharin për arritjet të cilat që janë bërë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).
“Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK. Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...