Detajet e reja janë publikuar nga përgjimet që kanë dalë nga dosja e Hysri Selimit – i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA.
Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri ka dhënë detaje të reja për Igor Babiq me të cilin dyshohet se ka punuar ngushtë Hysri Selimi.
“I lindur në vitin 1975 në Gjilan, officer i BIA-s me seli në Nish të Serbisë. Igor Babiq ka peshë të madhe në rajonin e Gjilanit ku është nga njerëzit më të rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit nga Lista Serbe. Ky është oficeri i BIA-s që i ka dhënë detyra Hysri Selimit. Selimi ka pas disa udhëtime në Serbi për të cilat AKI ka të dhëna. Dihen metodat e udhëtimit, vendet e takimit dhe masat që i ka marr për parandalimin e rrjedhës së informacionit. Babiq ka punuar në vitet e 90-ta për sigurimin e shtetit të atëherë Jugosllavisë’’, tha Panduri.
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...