Inter dhe Paris Saint-Germain do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan në gjysmëfinale Barcelonën dhe Arsenalin.
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 31 maj në “Allianz Arena” në Munich, shkruan Arbresh.info.
Tashmë është bërë e ditur edhe se kush do të ndajë drejtësi në këtë sfidë.
Arbitri rumun, Istvan Kovacs, është zgjedhur nga UEFA për referuar në finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit.
Kovacs ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.
40-vjeçari Kovacs vitin e kaluar e ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës ndërmjet Atalantas dhe Bayer Leverkusenit.
Ai e ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2022 në Tiranë.
Në dy finalet e kaluara ku ai ka referuar fati gjithnjë iu ka buzëqeshur ekipeve italiane./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...