Trajner aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit dhe tashmë ka një datë se kur ai do të filloj punë me kombëtaren braziliane.
Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, “Don Carlo”, detyrën si trajner i Brazilit ai do të marrë me 26 maj, shkruan Arbresh.info.
? EXCL: Carlo Ancelotti appointed head coach of Brazil. 65yo Italian to leave Real Madrid after final La Liga fixture vs Real Sociadad + start new job on May 26. Contracts signed following cordial negotiations led by Diego Fernandes for CBF @TheAthleticFC https://t.co/oc9MYsJ2mM
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 12, 2025
Ndeshja e tij e fundit me Real Madridin do të jetë me 25 maj ndaj Real Sociedadit dhe do të përshëndetet me “Los Blancos”.
Ancelotti kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin, por një marrëveshje u konfirmua pas bisedimeve të përzemërta midis të gjitha palëve, të lehtësuara dhe të udhëhequra nga Diego Fernandes në emër të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF).
Ai do ta zëvendësojë Dorival Junior me Brazilin, i cili u shkarkua në mars, pas 14 muajsh në krye të Brazilit.
Ndeshja e tij të parë do të jetë në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Ekuadorit më 6 qershor.
Ancelotti u rikthye te Real Madridi në vitin 2021 dhe ka fituar dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në tre raste gjatë dy periudhave në klub.
Pasuesi i Ancelottit tek Reali pritet të jetë Xabi Alonso./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...