Para pak minutash ka përfunduar takimi i zhvilluar sot në zyrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës.
Takimi u mbajt në kohën kur Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nga të cilat ende nuk ka dalë një Kuvend i konstituuar pas 14-të tentimeve.
Sipas burimeve të Arbresh.info, tema kryesore e diskutimeve ka qenë pikërisht ngërçi politik dhe pamundësia për të formuar institucionet e reja.
Ndryshe, kjo është hera e parë që ambasadorët e QUINT-it kanë zbarkuar në Kryeministri, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...