Çdo vit më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, një ditë dedikuar vlerësimit dhe nderimit të punës dhe angazhimit të infermierëve në mbarë botën.
Në kuadër të kësaj dite, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka vlerësuar kontributin e çmuar të infermierëve të saj në shërbim të pacientëve.
Përmes një reagimi, QKMF shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për profesionalizmin dhe përkushtimin e infermierëve, të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit.
“Çdo vit më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, për të shënuar kontributin e tyre të çmuar në shërbim të pacientëve. Kjo ditë festohet në përkujtim të ditëlindjes së Florence Nightingale, infermiere e cila konsiderohet si themeluese e shkencave moderne infermierore.
Sot në këtë Ditë Ndërkombëtare të Infermierisë nje falenderim i madh për të gjithë infermierët për profesionalizmin, përkushtimin , kujdesin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...