Pasi kreu procesin e votimit paraditen e sotme, dhe pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është drejtuar në selinë e PD-së nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.-
“Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, tha ai raporton Euronewsalbania.
Më tej, Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së komisionerëve, për të cilën ai thekson se është bërë një punë e drejtë sipas ligjit.
I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së shprehet mjaft i kënaqur.
“Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar cdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”, përfundon Berisha.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...