Ekipi i vajzave të Kosovës në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.
Ky kampionat po mbahet nv Yerevan të Armenisë, derisa ekipi i Kosovës në përbërje me Fortesa Oranan, Vlera Qerimin, Behije Mustafen dhe Elmedina Istogun kanë triumfuar për Medaljen e Bronztë.
Njoftimi nga KOK:
KOSOVA E BRONZTË NË EVROPIAN
Ekipi i vajzave në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Vajzat tona të përbëra nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa e Elmedina Istogu, të udhëhequra nga përzgjedhësi Isak Curri, triumfuan ndaj Greqisë në luftën për medalje. Më herët kishin mundur Armeninë, Spanjën dhe Ukrainën.
Urime vajzave, trajnerëve dhe FKK-së. Është kjo medalja e dytë e bronztë për ekipin tonë, pas asaj të fituar dje nga Betim Maliqi.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës