Klubi anglez, West Ham United ka konfirmuar se katër yje do të largohen nga klubi kur kontratat e tyre të skadojnë këtë verë, pas përfundimit të sezonit.
Trajneri Graham Potter është i etur ta riformësojë skuadrën e tij që po vuan sipas imazhit të tij, pasi renditet në vendin e 17 në Ligës Premier me vetëm nëntë fitore.
Por, me tre ndeshje të mbetura për t’u luajtur deri në fund të sezonit, klubi ka konfirmuar se katër yje të mëdhenj të ekipit të parë do të lirohen këtë verë.
“West Ham United mund të konfirmojë se Aaron Cresswell, Kukasz Fabianski, Vladimir Coufal dhe Danny Ings do të largohen nga klubi kur kontratat e tyre të skadojnë në fund të sezonit 2024/25”, thuhet në njoftimin e ‘Çekanëve’.
West Ham United can confirm that Aaron Cresswell, Łukasz Fabiański, Vladimír Coufal and Danny Ings will leave the Club when their contracts expire at the end of the 2024/25 season.
— West Ham United (@WestHam) May 9, 2025
Ndeshja e tyre e fundit në shtëpi do të jetë më 18 maj kundër Nottingham Forest.
Cresswell është lojtari që ka luajtur më gjatë, me mbrojtësin 35-vjeçar që ka bërë 365 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola për Hammers.

Sa i përket portierit Fabianski, 40-vjeçari iu bashkua West Ham në vitin 2018 nga Swansea për 7 milionë funte dhe që atëherë ai ka luajtur 215 herë në të gjitha garat.

Mbrojtësi Coufal, 32 vjeç, nënshkroi për londinezët në vitin 2020 për 5.5 milionë funte nga Slavia Prague dhe është paraqitur 173 herë.
Së fundmi, sulmuesi Ings largohet dy vjet e gjysmë pasi u transferua për 15 milionë funte nga Aston Villa dhe shënoi vetëm pesë gola në 69 ndeshje. /Telegrafi/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...