Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të luajtur rolin e ndërmjetësueses në krizën aktuale institucionale, e cila ka bllokuar formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur një qëndrim të heshtur.
Pas përfundimit të seancës së fundit parlamentare, ku ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për 27-vjetorin e rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, Kurti është pyetur nga gazetarët në lidhje me një mundshme ftesë nga presidentja Osmani për një takim me liderët politikë, por ka refuzuar të japë një përgjigje.
Ndryshe, përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të premten, megjithëse 56 deputetë votuan për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...