Kadriaj: AAK-ja i ka mbledhur nënshkrimet, do ta kontestojë kërkesën e VV-së për ndryshim të mënyrës së votimit

10:58 | 9 Maj 2025
E.K

Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës sot, ka njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave, duke shtuar se kërkesa do të dorëzohet të hënën.

Kadriaj theksoi se nuk kanë obligim të mbështesin kandidatin e VV-së për këtë pozita.

“LVV-ja po kërkon ndryshimin e mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa propozuar një emër. Kjo nuk po ndodh, kemi cungim të agjendës së fillimit dhe në për shkak të shkeljeve ligjore, se bashku me deputetë të LDK-së por edhe të PDK-së, për shkak të kërkesës për ndryshim të mënyrës së votimit në mes të procesit, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje kushtetuese”, ka thënë Kadrijaj.