Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona për kalim ilegal të kufirit, në fshatin Merdar.
Sipas raportit policor, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit janë kapur pasi kishin kaluar kufirin nga Serbia në mënyrë të paligjshme për në Kosovë.
“Fsh. Merdar 08.05.2025 – 10:20. Janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...