Dita e Evropës shënohet çdo vit më 9 maj dhe përfaqëson një festë zyrtare që kremton themelimin e Bashkimit Evropian. Kjo ditë u vendos në përkujtim të Deklaratës së Schuman-it, të bërë më 9 maj 1950 nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, i cili propozoi një formë të re bashkëpunimi politik dhe ekonomik në Evropë — një hap kyç drejt krijimit të Bashkimit Evropian.
Deklarata e Schuman-it konsiderohet si themeli i integrimit evropian dhe si një pikënisje për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, paqësore dhe pa kufij të brendshëm.
Në këtë ditë, të gjitha shtetet anëtare të BE-së organizojnë aktivitete të ndryshme si koncerte, ekspozita, aktivitete kulturore dhe sportive, për të festuar arritjet e përbashkëta dhe për të nxitur më tej bashkëpunimin evropian. Edhe institucionet evropiane hapin dyert për qytetarët, duke ofruar mundësi për t’u njohur më nga afër me punën dhe vlerat e BE-së.
Dita e Evropës festohet prej vitesh edhe në Kosovë, ku organizohen aktivitete të shumta nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe afrimin e mëtejshëm të vendit me familjen evropiane./Arbresh.info
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...