Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha, rreth një qeverie tranzicionale.
Ai, në emisionin “DPT te Fidani” tha se LDK-ja është e hapur për të dialoguar me të gjitha partitë politike.
“Ne jemi të hapur për dialog, dhe propozimi që kemi dhënë në tavolinë është i hapur për të gjitha partitë politike, dhe do t’i presim. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare, përveç nga PDK, që dolën me një përgjigje”, tha ai.
Sakaq, Zogaj thotë se mbledhja e sotme e LDK-së nuk kishte të bënte aspak për zhvillimet e fundit politike, por vetëm për zgjedhjet lokale të vendit.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...