Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Federale Gjermane, ka organizuar një trajnim taktik për kontroll të kamionëve në kufi me anë të pajisjes speciale detektimi i rrahjeve të zemrës e cila identifikon rastet e kontrabandimit me njerëz pa pasur nevojë të bëhet hapja e automjeteve, por vetëm me imazhet që pranohen nga kjo pajisje.
Sipas Policisë, ky trajnim ka filluar nga data 5 maj dhe do të vazhdojë deri më 9 maj 2025, ku pjesëmarrës të këtij trajnimi janë gjithsej 15 zyrtarë policorë nga tri drejtori rajonale të Policisë Kufitare, të cilët janë trajnuar nga trajnerë gjermanë profesionalë në përdorimin e kësaj pajisje.
“Trajnimi vlerësohet se ka qenë shumë profesional dhe i frytshëm si nga trajnerët gjermanë ashtu edhe nga zyrtarët policorë, pjesëmarrës të këtij trajnimi, në të cilin janë shkëmbyer përvoja të ndërsjella për teknikat e kontrollit në kufi, sigurinë gjatë kontrollit si të personave dhe automjeteve, e me theks të veçantë përdorimi i pajisjes së lartcekur për detektimin e rasteve të kontrabandimit me njerëz”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit gjerman, Ambasadës dhe Policisë Federale, për ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të punonjësve të Policisë së Kosovës, e në veçanti të Policisë Kufitare./Arbresh.info/
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Forbes publikon emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për...
Sulmi terrorist në Sidnei, Osmani: Qëndrojmë në solidaritet ...
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon...
Real Madridi kthehet tek fitorja – triumfon si mysafir i Ala...
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...