Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës.
Këtë kallëzim penal e kanë dorëzuar dy deputetet, Doarsa Kica Xhelili, si dhe Hykmete Bajrami.
Ndryshe, LDK-ja e kishte paralajmëruar qysh në ditët e para, kur Kurti e deputetët tjerë që kanë pozita ekzekutive në qeveri kishin dhënë betimin si ligjvënës të legjislaturës së nëntë, se do të dorëzonin kallëzim penal për ta./ Arbresh.info

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK