Në fshatin Miradi të Ulët të Fushë Kosovës një të mituri nën kërcënimin e thikës një person ia ka marrë 2 euro.
Rastin që ka ndodhur pasditen e së mërkurës e ka raportuar në polici babai i të miturit.
Sipas tij, rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët.
“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 07.05.2025 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...