LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave

08:19 | 8 Maj 2025
E.K

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot, në orën 13:15, do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Prishtinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë.

Sipas njoftimit të LDK-së, kallëzimi do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale, ku do të kërkohet hetim për veprimet e përmendura.