Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencën – A.
Kursi do të fillojë me datën 30 qershor 2025 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike, monitorimeve ne klube dhe atë të provimeve.
Kriteret e pranimit në kurs janë:
•Dëshmi mbi shkollimin (minimum diploma e shkollës së mesme)
•Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
•Çertifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
•Kopja e Licencës B
•Formular Aplikimi (shkarko këtu)
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Në fazën e fundit të kursit (në dhjetor 2025) kandidatët do t’i nënshtrohen provimit. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA A- Licencë.
Licenca A është kriter për licencën e ardhshme – UEFA Pro.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri më 6 qershor 2025.
Të gjitha aplikimet online ose informatat shtesë rreth kursit mund t’i merrni përmes email-it:
[email protected]
Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...