Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025 ka realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 390.2 milionë euro, që paraqet një rritje prej 33.7 milionë euro ose 9.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas ATK-së, kjo rritje është rezultat i forcimit të transparencës institucionale dhe përmirësimit të marrëdhënieve me tatimpaguesit, siç është vlerësuar edhe në raportet e fundit ndërkombëtare.
“Për më tepër, kjo rritje e të hyrave është e lidhur ngushtë me uljen e evazionit tatimor. Çdo përmirësim në mbledhjen e të hyrave ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e përmbushjes vullnetare dhe në reduktimin e ekonomisë joformale – një nga sfidat kryesore të sistemit tatimor. Në këtë drejtim, ATK vazhdon të fokusohet në përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave tatimore, duke e konsideruar këtë si mjetin më të fuqishëm për të rritur përmbushjen e detyrimeve dhe për të forcuar partneritetin me qytetarët dhe bizneset. Reformat në proceset operative, investimi në teknologji dhe digjitalizimi i shërbimeve tatimore kanë krijuar kushte më të avancuara për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, duke e bërë sistemin më të drejtë, më efikas dhe më të qasshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...