Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të armëve të sekuestruara gjatë bastisjeve të zhvilluara sot në pjesën veriore të vendit.
Ai njoftoi se në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan është realizuar një operacion policor, nga i cili është zbuluar një punëtori ku modifikoheshin armë të llojeve të ndryshme.
Sipas tij, në lokacionin e bastisur dhe në disa të tjerë janë gjetur armë të ndryshme, municion, si dhe armë në proces të modifikimit.
“Në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan sot është realizuar një operacion policor nga i cili është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme. Në po atë lokacion dhe në të tjerë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme, municion dhe armë në proces të modifikimit. Kjo veprimtari dhe çdo tjetër do të luftohen deri në fund, e veçanërisht kur të njejtat zhvillohen për të penguar e ndaluar punën e zyrtarëve tanë që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për vendin tonë. Ndaj të arrestuarve që kanë zhvilluar këtë veprimtari pres dënim meritor e pa dilemë, që të fuqizojë përpjekjet tona për një Republikë të sigurt”, tha Sveçla./Arbresh.info




U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...