Trepça është nikoqire e Bashkimit në kuadër të finales së dytë të play-offit në elitën e basketbollit kosovar për edicionin 2024/25.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën mitike “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.
Të dielën u zhvillua finalja e parë në Prizren ku triumfoi Bashkimi me rezultat 84-77.
Skuadra që arrin katër fitore e parë shpallet kampion.
Këto dy skuadra janë ndeshur katër herë mes vete në sezonin e rregullt, ku dy skuadrat patën nga dy fitore, në terrenin e vet.
Gjithashtu Trepça dhe Bashkimi u përballën edhe në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ku triumfuan mitrovicasit./Arbresh.info
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...