Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë bëri thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga India dhe Pakistani dhe theksoi se “bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake” midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dijarric, tha se Guterres është “shumë i shqetësuar” për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit kufirit de facto midis pjesëve të Kashmirit nën kontrollin e Indisë dhe Pakistanit, si dhe përtej kufirit ndërkombëtar të të dy vendeve, raporton “The Guardian”.
“Sekretari i Përgjithshëm është shumë i shqetësuar për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit dhe Kufirit Ndërkombëtar. Ai po bën thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga të dyja vendet”, tha zëdhënësi./euronews.al
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës