Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për zgjedhjen e Friedrich Merz, si Kancelar i ri i Gjermanisë.
Në njoftimin e ambasadës theksohet se kjo u bë 72 ditë pas zgjedhjeve dhe se i njëjti është emëruar zyrtarisht nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier.
Tutje në njoftim përmendet përvoja e Merz në politikëm, teksa theksohet se njihet për qasjen e tij pragmatike dhe vizionin për të ardhmen.
”Friedrich Merz ka dekada përvojë si në politikë ashtu edhe në sektorin privat. Me një formim të fortë në drejtësi dhe ekonomi, ai njihet për qasjen e tij pragmatike dhe vizionin për të ardhmen. Që nga fillimi i karrierës së tij parlamentare në vitin 1989, Merz ka ndërtuar një karrierë të dalluar si në nivelin europian, ashtu edhe në atë kombëtar. I lindur në rajonin piktoresk të Sauerland-it, ai përfaqëson një kombinim unik të vlerave tradicionale me një vizion modern.”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...