Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Sulltanatin e Bruneit, ku është pritur me nderime të larta shtetërore.
Ajo e ka cilësuar këtë vizitë si një moment historik që thekson miqësinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.
Në një postim të publikuar sot në Facebook, Presidentja Osmani ka ndarë pamje nga ceremonia ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën e njohur shqiptare “Mora fjalë”.
“Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, shkruan Osmani./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...