Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, së bashku me stafin e ambasadës, do të vendosin një kurorë me lule pranë monumentit të tij në Prishtinë.
“Me rastin e 620 vjetorit të ditës së lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës Sh.T. Z. Petrit Malaj dhe stafi i ambasadës, në datë 6 Maj ora 09:00, do të vendosin kurorë me lule tek monumenti i tij në qendër të kryeqytetit Prishtinë, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për figurën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.
Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë./rtk
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...