Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Në letrën e tij, Kurti ka ftuar LDK-në në një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, me qëllim tejkalimin e ngërçit institucional dhe formimin e institucioneve të reja.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar këtë ftesë. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar e LDK do të japë një përgjigje zyrtare në kohën e duhur.
“Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë,” tha shkurt Mustafa, pa dhënë detaje shtesë.
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare