Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, një familje në Prishtinë ka raportuar rrëmbimin e një anëtari të saj, i cili sipas denoncimit ishte zhdukur që nga data 30 prill 2025.
Familjarët kanë pretenduar se rrëmbyes të panjohur kishin kërkuar para përmes mesazheve, në këmbim të lirimit të tij.
Menjëherë pas denoncimit, njësitë e hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur veprimet për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i hetimeve intensive, rreth orës 13:00, është lokalizuar personi i raportuar si i rrëmbyer, një mashkull rreth 45 vjeç, i cili është gjetur i vetëm në një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Pas intervistimit dhe verifikimeve, është konstatuar se nuk bëhej fjalë për rrëmbim.
Në fakt, vetë personi kishte dërguar mesazhet kërcënuese me qëllim përfitimi financiar nga familja e tij.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur procedurat ligjore ndaj personit për mashtrim dhe shqetësimin e shkaktuar familjes dhe institucioneve.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët të shmangin veprimet mashtruese, të cilat jo vetëm keqpërdorin burimet shtetërore, por shkaktojnë edhe panik të panevojshëm.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...